‘Rama jep dorëheqjen!’/ Mbyllet dita e 73-të e protestës para Kryeministrisë
Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të marte protesta e 73-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Protesta nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qytetarët përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve, protestuesit u zhvendosën në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar marshimin me thirrje kundër qeverisë. Në përfundim të marshimit, qytetarët u shpërndanë, duke shënuar mbylljen e ditës së 73-të të protestave. Organizatorët dhe protestuesit kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Burimi:
syri.net