Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, flakët po avancojnë drejt pyjeve me bredha të Kurorës së Lurës
Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës ka avancuar nga Borje-Lura në drejtim të Fushë-Lurës. Flakët fillimisht kanë përfshirë kullotat dhe më pas janë përhapur në pyjet me pisha. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 100 forca të Bashkisë, shërbimit zjarrfikës dhe forca vullnetare. Gjatë ditës së sotme në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë, por zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Pamjet e orës 20:00 tregojnë se flakët po avancojnë drejt një zone pyjore me bredha, e njohur si Kurora e Lurës. Kjo zonë nuk është përfshirë nga zjarret më parë dhe konsiderohet ndër pjesët më të ruajtura të parkut. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri brenda Parkut Kombëtar të Lurës është e konsiderueshme. Për këtë arsye, autoritetet bëjnë thirrje për rikthimin...
Burimi:
syri.net