Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po avancojnë nga zona e Borje-Lurës në drejtim të Fushë-Lurës. Zjarri ka nisur fillimisht në sipërfaqe kullotash, por më pas është përhapur në zonat pyjore me pisha, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme brenda territorit të parkut kombëtar. Për përballimin e situatës janë angazhuar mbi 100 forca të Bashkisë, shërbimit zjarrfikës dhe vullnetarë, të cilët po punojnë në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Operacioni është mbështetur gjatë ditës edhe nga dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit në zonat më të vështira për t’u aksesuar nga forcat tokësore. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll....