Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Abaze, banorët të shqetësuar

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Abaze, banorët të shqetësuar

Zjarri është riaktivizuar në zonën mbi lagjen Abaze, pranë vendit të njohur si Kroi i Madh, në Krujë. Prej katër ditësh, në këtë zonë janë angazhuar forca dhe mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme, vatrat janë rindezur disa herë, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Trashësia e humusit në terren favorizon ruajtjen e prushit në brendësi, ndërsa era ndihmon në përhapjen e tij dhe krijimin e vatrave të reja të zjarrit.