Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, ka ndarë me protestuesit para Kryeministrisë historinë e dhimbshme që e detyroi të largohej nga Shqipëria. Qytetari tregoi se rreth 10 vite më parë ai dhe bashkëshortja humbën dy fëmijë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas tij, në një moment të rëndë emocional dhe fizik, ai është përballur edhe me një kërkesë për para nga mjeku. Ai tha se kjo përvojë ishte një nga arsyet që e shtyu të largohej nga vendi dhe se rikthimi në protestë lidhet me shqetësimin për mënyrën se si funksionon ende sistemi shëndetësor dhe shteti. “Kam ardhur sot nga Italia. Jam baba i dy fëmijëve. Para 10 vitesh kam ikur që këtu sepse humba dy fëmijë te ‘Koço Gliozheni’. Dhe ironi...