Dita e 73-të e protestës, qytetarët “flasin” me pankarta: Hajdutët në burg, jo në Evropë!”
Ndërsa sot zhvillohet protesta e 73-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët, sikurse ditët e tjera, kanë “folur” përmes pankartave. Ata shprehen me pankarta se SPAK duhet të veprojë kundër zyrtarëve të qeverisë që zyrat e shtetit i kanë kthyer në shpella hajdutësh, ndërsa shtojnë se pa i futur në burg, vendi ynë nuk mund të hyjë në BE. “73. Heshtja nuk është zgjedhje”, “Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh, SPAK drejtësi apo amnisti?”, “Hajdutët në burg, jo në Evropë”, “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipëri”, janë disa nga mesazhet.
Burimi:
gijotina.com