“Do luftojmë deri në fund, janë hajdutë”/ E moshuara ‘shpërthen’ në revoltë: Ta harrojë Rama se kjo protestë shuhet

“Do luftojmë deri në fund, janë hajdutë”/ E moshuara ‘shpërthen’ në revoltë: Ta harrojë Rama se kjo protestë shuhet

Qytetarët janë grumbulluar sërish përpara godinës së Kryeministrisë në një tjetër protestë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Pjesë e tubimit janë bërë qytetarë të të gjitha grupmoshave, mes të cilëve edhe të moshuar që kanë shprehur hapur revoltën e tyre ndaj pushtetit. Gjatë fjalës së saj mes protestuesve, një e moshuar ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si të korruptuar dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve: “Këtë qeveri të korruptuar nuk mund ta lëmë të bëjë qejf. Janë hajdutë vetëm për vete, nuk janë me popullin. Ky popull kaq i bukur e trim do të luftojë deri në fund, se nuk është i kënaqur me kryeministrin dhe qeverisjen e tij.” Më tej, e moshuara siguroi...