Shpërthen tubi i gazit të mjetit lundrues në Velipojë, pronari 39- vjeçar pëson djegie dhe niset urgjent…

Shpërthen tubi i gazit të mjetit lundrues në Velipojë, pronari 39- vjeçar pëson djegie dhe niset urgjent…

Velipojë/Informacion paraprakRreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Post navigation