Xhemal Gjunkshi ngre alarmin: Lura po digjet! Situata ka dalë jashtë kontrollit

Xhemal Gjunkshi ngre alarmin: Lura po digjet! Situata ka dalë jashtë kontrollit

Këshilltari i Sigurisë në PD, Xhemal Gjunkshi me anë të një reagimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë në Lurë, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit. ‘Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve. Mobilizoni kapacitetet që dispononi dhe dërgoni ndihmën ajrore tani!’, shkruan Gjunkshi në reagimin e tij. Reagimi i Xhemal Gjunkshit: Lura po digjet! Situata ka dalë jashtë kontrollit Kanë kaluar më shumë se 8 orë nga rënia e zjarrit në Lurë dhe flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, duke shkrumbuar qindra hektarë pyje e kullota. Situata ka dalë jashtë kontrollit. Rrezikohen banorët e Borje-Lurës, banesat e tyre dhe gjëja e gjallë. Tashmë rrezikohet edhe fshati Fushë-Lurë. Nuk kemi më përballë...