Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike/ Rama reagon ndaj kritikëve

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike/ Rama reagon ndaj kritikëve

edi rama TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të marte kryeministri i vendit Edi Rama i është kundërpërgjigjur kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National Cyber Security Index. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u është përgjigjur komentuesve që kanë kundërshtuar rezultatin, duke i quajtur si tufa sorrash e korbash që vërsulen pas çdo lajm. Rama u shpreh se renditja nuk ndryshon nga komentet në rrjetet sociale dhe e cilësoi vendin e parë të Shqipërisë si rezultat të punës së bërë ndër vite nga qeveria që ai udhëheq. Postimi i Ramës: Një shënim i nevojshëm për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave. Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa...