‘Shqiptarët më kanë rregulluar jetën, ku është shteti?’/ Protestuesi: Ku janë lekët e pensionistëve dhe jetimëve?
Altin Hila, një nga protestuesit para Kryeministrisë, falënderoi shqiptarët që e kanë ndihmuar financiarisht atë dhe familjen e tij, pasi historia e tij u bë e njohur në rrjet. Hila tha se për familjen e tij janë dhënë rreth 150 mijë euro, ndërsa në total, shqiptarët kanë kontribuar me rreth 350 mijë euro për disa familje në nevojë. Ai kritikoi qeverinë për mungesën e mbështetjes sociale, duke ngritur shqetësimin për pensionistët dhe jetimët. “Na kanë rregulluar jetën shqiptarët. Shteti ku është? Ku janë lekët e pensionistëve dhe jetimëve?”, u shpreh Hila, duke falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë ndihmuar. Hila: Falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë dhënë nga lekët e tyre për familjen time. 150 mijë euro për familjen time! Bravo çuna! Ua shpërbleftë...
Burimi:
syri.net