“Dorëheqja e shefit të zjarrfikësve, akuzë e rëndë për shtetin”/ Protestuesi: Shqipëria digjet, kryehajduti krihet

“Dorëheqja e shefit të zjarrfikësve, akuzë e rëndë për shtetin”/ Protestuesi: Shqipëria digjet, kryehajduti krihet

Qytetarët janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë në protestën e 73-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Gjatë fjalimeve nga podiumi i protestës, vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës alarmante të zjarreve në vend dhe dorëheqjeve të fundit në radhët e drejtuesve të institucioneve. Një prej protestuesve ka marrë fjalën duke ndaluar veçanërisht te dorëheqja e komandantit të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, duke e cilësuar atë si një tregues të qartë të dështimit dhe braktisjes nga ana e qeverisë: “Sot gjithë ditën kemi lexuar se komandanti i zjarrfikësve Arben Cara ka dhënë dorëheqjen. Ashtu siç dha dorëheqje komandanti i policisë së Tiranës, një deputete e PS dhe njerëz të ndërgjegjshëm që nuk e përballojnë dot punët e këqija dhe...