“Para 10 vitesh kam ikur që këtu…”/ Emigranti nga protesta: Rama n’burg, Berisha n’burg
Një emigrant shqiptar, i ardhur nga Italia për të marrë pjesë në protestën në Sheshin “Skënderbej”, ka rrëfyer një histori personale, duke akuzuar sistemin shëndetësor për korrupsion. “Kam ardhur nga Italia. Jam baba i dy fëmijëve. Para 10 vitesh kam ikur që këtu. Kam humbur dy fëmijë te Koço Gliozheni. Mjeku më kërkoi para për anestezistin”, u shpreh ai. Emigranti tha se kjo përvojë ka ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar protestës, duke ngritur akuza ndaj politikës dhe kërkuar ndëshkim për përgjegjësit. “Edhe si t’i dua këta? Rama në burg, Berisha në burg!”, deklaroi ai para protestuesve.
Burimi:
sot.com.al