“Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit”/ Aktivisti Lika nga protesta: Rama iku me gushtin

“Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit”/ Aktivisti Lika nga protesta: Rama iku me gushtin

Aktivisti Edison Lika, nga protesta para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se lëvizja qytetare nuk është ndalur pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë. “Iku Rama me gushtin. Fillimi i shtatorit nuk do të shënojë vetëm uljen e temperaturave, por do të bëjë gati edhe valixhet e Ramës nga pushteti. Dorëheqje!”, u shpreh Lika. Ai deklaroi se përpjekjet për të ndalur protestën kanë prodhuar, sipas tij, efektin e kundërt. “Kam bërë çdo gjë për ta fikur këtë protestë, por ajo ndezi zjarrin e shpresës së shqiptarëve. Këtë zjarr ata nuk e fikin dot”, tha aktivisti. Lika akuzoi gjithashtu qeverinë për përpjekje për të përçarë protestuesit, duke i ndarë në grupe të ndryshme. “Kanë tentuar çdo lloj përçarjeje, të na ndajnë...