“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar sërish mbi të dhënat, që konfirmuan se Shqipëria është renditur e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë. Në një reagim në “Facebook”, kryeministri iu përgjigj kritikëve që e kanë kundërshtuar këtë vlerësim, duke deklaruar se renditja përcaktohet nga një metodologji ndërkombëtare dhe jo nga propaganda. Më tej, Rama shkruan se “miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç’është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan”. “NJË SHËNIM I NEVOJSHËM për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave. Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash. Po nëse lajmi ishte...