Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

Sektori hekurudhor në Shqipëri po i nënshtrohet një procesi të thellë transformimi dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian. Përmes botimit të fundit në Fletoren Zyrtare, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar rregullat e reja teknike për infrastrukturën, krahas një kornize të detajuar për monitorimin e performancës së tregut, kushteve sociale dhe shkallës së hapjes ndaj operatorëve të rinj. Përafrimi teknik me BE-në, çfarë ndryshon? Në qendër të këtij zhvillimi është Urdhri Nr. 179, i cili miraton rregulloren “Për kushtet teknike për ndërveprimin në lidhje me nënsistemin ‘Infrastrukturë’ të sistemit hekurudhor”. Ky dokument përfaqëson një hap thelbësor në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027 dhe instrumentit evropian të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Rregullorja e re përafrohet plotësisht me normat e Komisionit Evropian (konkretisht Rregulloren 1299/2014),...