Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Ritmi i rritjes së çmimeve të konsumit në Shqipëri ka pësuar një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit korrik. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) arriti në 3,4 për qind në muajin Korrik 2026. Ky nivel shënon një rritje të dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku në korrik 2025 inflacioni fiksohej në 2,5 për qind. Në krahasim me muajin paraardhës (qershor 2026), çmimet e konsumit u rritën me 0,2 për qind. Ushqimet dhe strehimi, “pesha” kryesore në xhepat e qytetarëve Sipas analizës së INSTAT, rritja vjetore e çmimeve gjatë muajit korrik është ndikuar në mënyrë përcaktuese nga dy grupe kryesore...