Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Katër anëtarë të ekuipazhit të një anije, humbën jetën të martën gjatë një sulmi nga rebelët Houthi – të mbështetur nga Irani –në ngushticën Bab el-Mandeb, njoftoi Ministria e Transportit e Jemenit; ndërkohë, burime të tjera raportuan për një sulm me raketë ndaj një anijeje kontejnerësh pranë brigjeve të Pakistanit, që dyshohet të jetë kryer nga SHBA-ja. Vdekjet në bordin e anijes “Tihamah” (në pronësi egjiptiane), nëse konfirmohen, do të shënonin rastet e para fatale gjatë një sulmi të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt. Houthi-t nuk e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Ministria jemenase bëri të ditur se viktimat ishin tre shtetas pakistanezë dhe një indonezian, duke shtuar se ekuipazhi humbi kontrollin e anijes pas sulmit....