Velipojë: Shpërthen tubi i gazit të skafit, 39-vjeçari pëson djegie në trup
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur në Velipojë, pasi ka pësuar djegie në trup pas shpërthimit të tubit të gazit të një mjeti lundrues. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, pranë Stacionit të Policisë Kufitare në Velipojë. Sipas policisë, 39-vjeçari me inicialet E. N. po zbriste nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij, kur tubi i gazit dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht. Pas ngjarjes, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë. Më pas, 39-vjeçari është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al