“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

Ministria e Bujqësisë ka marrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket cilësisë së produkteve që importohen nga jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për mishin që vjen nga Brazili dhe prej më shumë se dy dekadash ka pushtuar tregun shqiptar. Kjo ndërprerje e marrëdhënies tregtare vjen pas vendimit të BE-së për t’u furnizuar me produkte të origjinës shtazore nga Brazili. Ky përfundim erdhi pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve. TCH informon se ka arritur të sigurojë një shkresë përcjellëse, ku Ministria e Bujqësisë i përgjigjet AKU-së se si duhet të veprojë me tregtarët që sjellin mishin e Brazilit në vendin tonë. “Në këto kushte, për sa kohë që Urdhri i...