Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spitalin e Hanias të hënën, pasi u rrëzua nga biçikleta. Sipas raportimeve të “Flashnews.gr”, Mitsotakis iu drejtua shërbimit ambulator të spitalit pas incidentit. Ai dyshohet se ka dëmtuar dorën, ndërsa ka pësuar edhe disa gërvishtje dhe djegie të lehta nga fërkimi në pjesë të ndryshme të trupit. Pas mbërritjes në spital, kryeministri grek ka biseduar me stafin mjekësor dhe persona të tjerë të pranishëm. Ai mori ndihmën e parë dhe, pas trajtimit, u largua nga spitali. Incidenti nuk raportohet të ketë shkaktuar dëmtime serioze.