E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

E ardhmja e Ernest Muçit te Trabzonspor mund të rihapet si çështje në varësi të lëvizjeve të klubit në merkato. Situata e futbollistit shqiptar lidhet me limitin e lojtarëve të huaj në kampionatin turk. Trabzonspor po punon për transferimin e një mesfushori të huaj në pozicionin e “numrit 6”, por një lëvizje e tillë mund të krijojë probleme me kuotën e të huajve në skuadër. Në këtë skenar, drejtuesit e klubit mund të detyrohen të rishikojnë situatën e disa prej futbollistëve aktualë. Mes emrave që mund të preken nga ky ndryshim është edhe Ernest Muçi. Sipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspor mund të shqyrtojë ofertat që mund të mbërrijnë për futbollistin shqiptar, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një propozim financiar të konsiderueshëm. Në repartin ofensiv, klubi...