Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

Futbollisti kampion bote Mark Kukureja (Marc Cucurrella) është tashmë nën urdhrat e Murinjos pas kalimit të ekzaminimit mjekësor. Ka qenë seanca e parë stërvitore me trajnerin e ri dhe deklaratat e para si lojtar i ri i Realit. “Është një burim krenarie. Nuk mendoj se shumë njerëz mund të thonë se e kanë veshur këtë Bluzë. Kemi parë legjenda të mëdha, është një klub me shumë histori, më i madhi në Evropë. Të jem këtu sot është një privilegj, një nder dhe mbi të gjitha një shpërblim për gjithë përpjekjen që kam bërë në karrierën time. Ka qenë shumë kohë pritje, ka kaluar shumë kohë, por unë jam tashmë këtu. Si spektator, kam parë gjithë ato netë magjike, ato rikthime në Bernabeu, Ligën e Kampioneve...