PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ditën e mërkurë, 12 gusht, të thërrasë vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës. Grupi Parlamentar i PDK-së i është drejtuar zyrtarisht Deharit, duke kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë pa vonesa të mëtejshme dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët. Në kërkesën e saj, PDK ka ftuar edhe grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre si një dëshmi të gatishmërisë për të përmbushur përgjegjësitë që u kanë besuar qytetarët. PDK ka reaguar edhe për situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar shtyrjen...