KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka ngritur alarmin për deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një deklaratë, KASH thekson se uji si një burim jetik nuk mund të përdoret si instrument presioni politik ndaj Kosovës. KASH paralajmëron se çdo ndërhyrje e njëanshme në rrjedhën e Ibrit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë, energjinë, ekonominë dhe mjedisin në Kosovë. Këshilli kërkon nga Beogradi po ashtu transparencë dhe sqarime zyrtare, ndërsa i bën thirrje SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë me seriozitet ndaj deklaratave të Vuçiç. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, sipas së cilës...