Zjarr në kodrat e Tushemishtit
Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat mbi fshatin Tushemisht. Sapo morën njoftimin reparti i MZSH Pogradec ndërhyri në kohë duke izoluar flakët dhe duke bërë të mundur shuarjen e vatrës e cila rrezikonte të përhapej me shpejtësi. Mzsh lëshon apel për çdo qytetar dhe banor, të njoftojnë menjëherë në rast të konstatitmit të vatrave të zjarrit dhe së dyti të tregohen shumë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve, hedhjen e cigareve etj, pasi ditët në vazhdim do të shënojnë temperatura shumë të larta. MZSH, Emergjencat Civile dhe Inspektorët e Pyjores bashkë me grupet vullnetare janë në gatishmëri në çdo kohë.
Burimi:
vizionplus.tv