Buxhet për pagat mbi 8.5 milion euro në vit, kush janë televizionet që paguajnë më shumë në Shqipëri

Buxhet për pagat mbi 8.5 milion euro në vit, kush janë televizionet që paguajnë më shumë në Shqipëri

Revista ekonomike “Monitor” ka bërë një vlerësim, nisur nga buxhetet për paga e sigurime shoqërore, që televizionet kryesore kanë raportuar në bilancin e vitit 2025 dhe numrin e punonjësve.Kështu, televizioni me buxhetin më të madh për pagat është “Top Channel”, me 824 milionë lekë, (gati 8.5 milionë euro), me rritje 2.3% me bazë vjetore. Televizioni kishte 447 punonjës në 2025-n, nga 465 në 2024-n, sipas të dhënave në raportet vjetore.Paga mesatare mujore bruto për punonjës rezulton gati 154 mijë lekë, që është në këto nivele kryesisht për pagat e larta të niveleve drejtuese.Top Channel i raporton fondet e pagave dhe sipas niveleve drejtuese. Për 52 drejtuesit e lartë, shpenzimet totale për paga dhe sigurime arritën në rreth 339.2 milionë lekë në vitin 2025. Kjo përkthehet...