NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…

NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe çdo përpjekje për ta trajtuar atë, edhe për shkak të problemeve brenda Beogradit, si pjesë të territorit serb është e papranueshme. Në këtë pikë, çdo institucion shqiptar duhet të flasë me një zë.Por Edi Rama nuk mund të paraqitet sot si gardiani i madh i interesit të Kosovës vetëm sepse përpiqet të duket interesant në formatin X.Diplomacia nuk matet me numrin e batutave që bëhen virale. Matet me qëndrimet që mban kur kamerat janë fikur, me aleancat që ndërton dhe me vijën politike që ndjek për vite me radhë.Për vite, Rama e ndërtoi protagonizmin e tij rajonal mbi afrimitetin personal me Aleksandar Vuçiçin, mbi spektaklin e “Ballkanit të Hapur” dhe mbi...