‘Shqipëria është bërë e pajetueshme’, Xhixho: Familjet nuk përballojnë qiratë dhe kostot e trajtimit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet e saj sociale u shpreh se Shqipëria është bërë e pajetueshme për mijëra familje, për shkak të rritjes së kostos së jetesës, qirave të larta dhe pamundësisë për të përballuar trajtimin shëndetësor. Xhixho denoncon çmimet e larta të qirave në Tiranë dhe barrën që ato përbëjnë për familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa ngre shqetësimin edhe për pacientët me tumor në mushkëri, duke theksuar se vetëm një pjesë e tyre përfitojnë rimbursim për medikamentet. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, ndërsa familjet përballen me rritjen e kostove bazë të jetesës dhe shëndetësisë, qeveria Rama ka zgjedhur të favorizojë, sipas saj, klientët dhe oligarkët. “Suksesi nuk matet me betonin e kullave, por me...
Burimi:
syri.net