NGA BARDH SPAHIA – Rama jepe dorëheqjen sepse përveç se hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!
Të thuash “Serbia e humbi Kosovën” nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.Një shtet mund të humbasë vetëm atë që i përket me të drejtë. Kosova nuk ka qenë kurrë pronë e Serbisë që ajo “ta humbte”. Kosova ka qenë historikisht zemra e Dardanisë e pushtuar me zjarr e hekur dhe e mbajtur peng për dekada të tëra përmes terrorit shtetëror, spastrimeve etnike dhe gjenocidit të një opresori gjakatar.Nuk kemi të bëjmë me një “humbje” të Beogradit, siç shprehet argati vella i Vuçiç dhe mjerisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.Kosova fitoi lirinë! Ajo çfarë ndodhi ishte rikthimi i një të drejte natyrore e hyjnore që shqiptarëve...
Burimi:
sarandanews.com