Zbulohet një tunel migrantësh në Letoni, nën gardhin kufitar me Bjellorusinë
Autoritetet letoneze kanë zbuluar një tunel nëntokësor, përmes të cilit migrantët mund të hynin në vendin e BE-së nga Bjellorusia fqinje, njoftoi të martën në Riga ministri i Brendshëm Jānis Dombrava. Dombrava tha se kalimi i fshehtë u zbulua nga rojet kufitare, ushtria dhe policia pranë pikës së mbyllur të kalimit kufitar Silene. “Është tuneli i parë i këtij lloji në Letoni”, tha Dombrava, sipas raportimeve të mediave letoneze. Ai urdhëroi kërkimin për kalime të tjera nëntokësore duke përdorur pajisje elektronike. Në javët e fundit, ishin zbuluar tashmë tunele të fshehta nën kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë. Tuneli, i cili ndodhet rreth 10 metra nga gardhi kufitar, u zbulua ndërsa autoritetet po përpiqeshin të rindërtonin itinerarin e ndjekur nga një grup migrantësh, të cilët ishin...
Burimi:
syri.net