Zjarri përfshin zonën e banuar në Orenjë, rrezikohen banesat dhe shkolla

Zjarri përfshin zonën e banuar në Orenjë, rrezikohen banesat dhe shkolla

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e së hënës një zonë të banuar në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar banesa dhe godinën e Shkollës së Mesme të Bashkuar. Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi, duke u afruar pranë zonave të banuara.  Në ndihmë të zjarrfikësve dolën edhe dhjetëra banorë të zonës, të cilët kontribuuan në izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe banorëve bëri të mundur që flakët të mos përhapeshin drejt banesave dhe shkollës. Megjithatë, zjarri rikthen shqetësimin për situatën e zjarreve në vend, teksa temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.