Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Për ngjarjen e djeshme në 10 gusht të konstatimit të një objekti 5 kate pa leje në Himarë, ka reaguar sot dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. AMP ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për “Shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për një hetim që ka vënë nën përgjegjësi penale zinxhirin komandues të strukturave të Policisë në Komisariatin e Himarës, lidhur me mënyrën sesi është lejuar e trajtuar ndërtimi i objektit shumëkatësh pa leje. Sipas AMP-së, pas ndërhyrjes së IKMT-së dhe shembjes së objektit, hetimet janë zgjeruar edhe mbi veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, që kanë pasur dijeni ose përgjegjësi institucionale për situatën. Kështu, në kuadër të hetimeve është ndaluar Emiljano Prenga, aktualisht me detyrë...