Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte përmes rrjeteve sociale një person me qëllimin për t’i marrë para. I riu është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës teksa po merrte paratë. Njoftimi i policisë: Përndoqi dhe kanosi një shtetas, nëpërmjet profileve të falsifikuara në rrjete sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Pas marrjes njoftim se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, përndiqte dhe kanoste nëpërmjet platformave virtuale një shtetas, duke i kërkuar një shumë parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Açountet” Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. G., 24...