Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte në 11 gusht, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të zonës së pyllëzuar pranë qytetit. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim nga autoritetet, raporton gazetarja e Klan News Emi Kalaja. Flakët u shfaqën në zonën e lagjes Laçaj, duke kërcënuar hapësirën e gjelbër, që për banorët e Pukës përbën një prej pasurive më të çmuara natyrore të qytetit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, përhapja e zjarrit mund të kishte sjellë pasoja më të mëdha, nëse nuk do të ndërhyhej në kohë. Falë reagimit të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe ndihmës së banorëve të...