“Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë!” Hoxha i përgjigjet ministrit të Jashtëm serb për Ibrin: Uji s’ka pasaportë
ferit hoxha-Marko Gjuriç TIRANË-Debati për lumin Ibër ka sjellë replika të vazhdueshme mes Tiranës dhe Beogradit, këtë herë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, Ferit Hoxha dhe Marko Gjuriç. Ministri Ferit Hoxha i është përgjigjur homologut të tij serb, Marko Gjuriç lidhur me Ibrin duke theksuar se e ardhmja e rajonit nuk qëndron te kërcënimet e akuzat, por te dialogu. Hoxha thekson se Shqipëria do të reagonte njëjtë edhe nëse dikush do të kërcënonte të privonte Serbinë. Deklarata e plotë: E vlerësoj tonin më të qetë të përmbylljes së mesazhit të Marko Djuric, sepse pikërisht aty qëndron e ardhmja e rajonit tonë: jo te kërcënimet dhe akuzat, por te dialogu, besimi dhe bashkëpunimi pragmatik. Dhe kjo na rikthen te pika ku filloi kjo...
Burimi:
zeri.ai