Trump firmos urdhrin, kërkon uljen e vaksinave për fëmijët! Ekspertët paralajmërojnë rreziqe

Trump firmos urdhrin, kërkon uljen e vaksinave për fëmijët! Ekspertët paralajmërojnë rreziqe

donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kërkon rishikimin e kalendarit të vaksinimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe rekomandon reduktimin e numrit të vaksinave të administruara gjatë fëmijërisë. Duke folur në Zyrën Ovale, Trump argumentoi se fëmijët sot marrin shumë më tepër vaksina krahasuar me dekada më parë dhe pretendoi se në atë periudhë nuk ekzistonin nivelet e larta të autizmit që raportohen sot. Kalendari i vaksinimit i paraqitur nga administrata e tij rekomandon imunizimin e fëmijëve kundër 11 sëmundjeve, gjashtë më pak se sa rekomandohet aktualisht nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Cilat janë ndryshimet? Sipas vendimit të Trump, synohet të zvogëlohet numri i sëmundjeve dhe viruseve kundër të cilave prindërve amerikanë u këshillohet...