Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin” e tij nga Turqia, e fshehën në një kontejner dhe e transportuan me avion ushtarak

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin” e tij nga Turqia, e fshehën në një kontejner dhe e transportuan me avion ushtarak

Muajin e kaluar, në Turqi u zhvillua një operacion i sofistikuar për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm dhe për të garantuar largimin e sigurt të presidentit amerikan Donald Trump, pasi shërbimet amerikane e kishin vlerësuar si të besueshëm kërcënimin e Iranit ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë. Sipas New York Times, Trump u shfaq para kamerave duke hipur në një prej avionëve më të vjetër presidencialë Air Force One, duke krijuar përshtypjen se do të udhëtonte me të pas përfundimit të samitit të  NATO-s. Në të vërtetë, presidenti amerikan u largua fshehurazi nga avioni përmes një kontejneri furnizimi dhe u transferua në një tjetër avion, me të cilin fluturoi në mënyrë sekrete drejt Britanisë së Madhe. Plani u hartua brenda pak orësh dhe iu...