Skandali “Made in Albania”, bilancet shkatërrojnë mitin e industrisë ushtarake “Timak Defense”, si u zhvatën 10.6…

Skandali “Made in Albania”, bilancet shkatërrojnë mitin e industrisë ushtarake “Timak Defense”, si u zhvatën 10.6…

Skandali me të ashtuquajturën industri ushtarake “Made in Albania” ka shpërthyer me forca të reja pas publikimit të të dhënave zyrtare nga bilancet e kompanisë “Timak Defense”. Kryeministri Edi Rama ka promovuar me bujë 40 automjete ushtarake si simbol të produksionit vendas, por prapaskena zbulon një aferë të rëndë financiare. Dokumentet e vetë kompanisë tregojnë se aktivet e saj afatgjata për pajisje dhe linja prodhimi arrijnë në vetëm 1 500 euro. Megjithëse disponon një kapital prodhues qesharak dhe numëron vetëm 14 punonjës, kompania ka përthithur mbi 10.5 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pjesa më e madhe e këtyre miliona eurove rrjedh nga parapagimet shtetërore përmes partneritetit me shoqërinë publike KAYO që drejtohet nga Ardi Veliu. Mjetet e paraqitura si prodhim shqiptar nuk janë...