Çmimi i naftës rrit inflacionin/ Arrin 3,4 përqind, tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë

Çmimi i naftës rrit inflacionin/ Arrin 3,4 përqind, tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e mesme ka rikthyer përsëri efektin e rritjes së çmimeve të cilat janë reflektuar edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit korrik niveli I çmimeve në vend pësoi rritje I ndikuar nga karburantet, qiratë dhe ushqimet. Ndërsa inflacioni në muajin korrik 2026 arriti në 3.4%, nga 2.5% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Po ashtu rritje vërehet edhe nëse shohim nivelin e inflacionit një muaj më parë. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,18%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,83% dhe çmimet e grupit “Transporti” me 0,52%. Kjo pasi gjatë muajit korrik u...