SERBIA PERPLASET SERISH ME RAMEN PER KOSOVEN

SERBIA PERPLASET SERISH ME RAMEN PER KOSOVEN

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me lumin Ibër dhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për “shkatërrim sistematik” të pronave të serbëve. Në një reagim të gjatë në rrjetin social X, Gjuric e cilëson diskutimin mbi lumin Ibër si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si “realitetin konkret” në terren. Diplomati serb argumenton se Shqipëria nuk ka statusin e një shteti breglumor të Ibrit dhe se çështjet që lidhen me këtë rrjedhë ujore duhet të trajtohen nga palët drejtpërdrejt të interesuara. Gjuric rikthen gjithashtu në vëmendje qëndrimin e Beogradit për Kosovën, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë, të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës...