‘Mos guxo të përballesh me banorët’, Blushi: Rama synon shpopullimin e Fushë-Arrëzit, do t’u rrëmbejë tokat e pyjet
I ftuar në një intervistë për Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se projekti për Fushë-Arrëzin synon shpopullimin e zonës dhe marrjen e pasurive të banorëve.Blushi akuzoi Edi Ramën se përmes “paketës së maleve” kërkon t’u marrë tokat, shtëpitë dhe pyjet banorëve për t’i hapur rrugë ndërtimit të resorteve.Ai kritikoi edhe deputetët socialistë të qarkut, duke i akuzuar se u kanë kthyer shpinën banorëve.Blushi theksoi vendosmërinë e tij për të qenë në krah të komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe kundërshtoi largimin e banorëve nga vatrat e tyre.Ai akuzoi qeverinë për braktisjen e zonës dhe paralajmëroi kryeministrin me tone të forta: “Edi Rama, mos guxo të përballesh me banorët e Fushë-Arrëzit”, duke theksuar vendosmërinë e banorëve për të mbrojtur vatrat...
Burimi:
syri.net