Nxehet me shume debati/ Nga Ibri te Bashkimi Europian, mesazhi i forte i Tiranes per Beogradin
Tonet mes Shqipërisë dhe Serbisë duket se nuk po ulen. Pas deklaratave të njëpasnjëshme dhe akuzave të shkëmbyera mes palëve për çështjen e lumit Ibër dhe kërcënimin ndaj Kosovës, palët kanë zgjedhur te mos i qetësojnë raportet. I fundit në reagimin e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha vlerësoi mesazhin e fundit të Marko Gjuriçit, duke vlerësuar atë që e cilësoi si një frymë më të qetë në përmbyllje të deklaratës së tij. “E vlerësoj frymën më të qetë të mbylljes së mesazhit të @markodjuric, sepse pikërisht aty qëndron e ardhmja e rajonit tonë: jo te kërcënimet dhe akuzat, por te dialogu, besimi dhe bashkëpunimi pragmatik”, deklaroi Hoxha. Në qendër të përplasjes ka qenë edhe çështja e ujit dhe e lumit Ibër. Hoxha...
Burimi:
ntv.al