Ja pse u rritën çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik

Ja pse u rritën çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik

Hendeku ndërmjet turizmit dhe bujqësisë sa vjen e zgjerohet, teksa numri i vizitorëve rritet dhe nga ana tjetër, prodhimi bujqësor tkurret vit pas viti. Këto zhvillime siç tregojnë të dhënat po ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave te shportës dhe në zgjerimin me ritme dyshifrore të importeve të ushqimeve. Sipas INSTAT, gjatë muajit çmimet e perimeve shënuan rritjen më të fortë prej 10.1% gjatë korrikut, duke kaluar nga norma negative në fund të vitit të kaluar në një rritje dyshifrore. Çmimet e perimeve u rritën në një kohë kur prodhimi vendas është në kulmin e tij në serra dhe në fushë. Kërkesa e shtuar nga strukturat hoteliere dhe shërbimet ushqimore ka krijuar presion mbi prodhimin vendas, i cili nuk ka qenë në gjendje të...