KLSH: Shintigrafia te ‘Shefqet Ndroqi’ jashtë funksionit prej 2020-s, mungon akseleratori linear te Neurokirurgjia
Spitalet vijojnë të kenë mangësi në pajisje, përveç mungesës së konstatuar dhe të ngritur si problematikë të barnave dhe trajtimeve sidomos për sëmundjet e rënda. Një auditim i fundit i KLSH, lidhur me rekomandimet e lëna më parë, konfirmon këto mungesa. Shintigrafia pranë “Shefqet Ndroqit” vijon të jetë jashtë funksionit që prej 16 marsit 2020 për shkak të mungesës së lëndës radioaktive, ndërsa në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT Akseleratori Linear nuk funksionon prej dhjetorit 2023. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se rekomandimet e mëparshme për zgjidhjen e këtyre problemeve nuk janë zbatuar dhe ka vendosur një afat të ri, deri më 30 shtator 2026, për ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Në auditimin e mëparshëm, Ministrisë i ishte kërkuar të merrte masa për sigurimin e lëndës...
Burimi:
syri.net