Protesta në Tiranë, pika e ujit që mbush vazon/ Mustafaj: Ramës do tja hajë kokën arroganca
Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, deklaroi se besimi i tepruar dhe arroganca e kryeministrit Edi Rama po e çojnë qeverinë drejt gabimeve që, sipas tij, do t’i kthehen kundër. Mustafaj u ndal te protestat dhe reagimi i qytetarëve ndaj qeverisjes, duke theksuar se shqiptarët po shkojnë përtej përkatësisë politike. Sipas tij, arroganca e qeverisë dhe bindja se qytetarët do të heshtin po prodhojnë një reagim të kundërt. Mustafaj tha se qytetarët, përtej tifozllëkut partiak, po kuptojnë rëndësinë që kanë bashkitë në jetën e tyre të përditshme dhe se përkatësia politike nuk u sjell automatikisht shërbime më të mira. Ai e cilësoi Tiranën si ‘pikën e ujit që e mbush vazon’, duke argumentuar se zhvillimet e fundit janë pjesë e një zinxhiri...
Burimi:
ntv.al