Lufta e Gjirit/ Trump futet në pazar me Teheranin, Irani nxjerr “asin” nën mëngë
Përplasja me Iranin po zhvendoset gradualisht nga fusha ushtarake, drejt një beteje edhe më delikate, asaj të presionit ekonomik dhe negociatave. Në qendër të lojës është Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme energjetike të globit dhe, në këtë moment, një nga kartat më të forta që Teherani ka në dorë. Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se mes Uashingtonit dhe Teheranit ekziston një lloj kontakti, duke e përshkruar situatën si një fazë “gjysmë-negocimi”. Strategjia amerikane duket se mbështetet te pritja. Por Teherani po përpiqet ta kthejë të njëjtën armë kundër Uashingtonit. Sipas raportimeve ndërkombëtare, Irani e ka lidhur normalizimin e plotë të lundrimit në Hormuz me një sërë kërkesash ndaj amerikanëve, mes tyre lehtësimin e sanksioneve, çështjen e aseteve iraniane të ngrira...
Burimi:
ntv.al