Operacioni i pabesueshëm i “arratisjes” së Trump nga Turqia: U fsheh në një avion tjetër, Air Force One u përdor si “karrem”
Një operacion i sofistikuar mashtrimi u organizua në Turqi muajin e kaluar për të siguruar largimin e sigurt të presidentit amerikan Donald Trump, pasi agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësuan se ekzistonte një kërcënim i besueshëm nga Irani ndaj tij. Sipas New York Times, Trump u shfaq para kamerave duke hipur në Air Force One-in e vjetër, duke krijuar përshtypjen se do të udhëtonte me të për pjesën e parë të kthimit nga samiti i NATO-s. Në realitet, presidenti amerikan u nxor fshehurazi nga avioni përmes një kontejneri furnizimesh dhe u transferua në një tjetër avion, me të cilin udhëtoi në mënyrë të fshehtë drejt Britanisë. Operacioni u planifikua brenda pak orësh dhe, sipas raportimeve, ishte i njohur vetëm për një rreth shumë të kufizuar zyrtarësh...
Burimi:
ntv.al