Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes grave bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
Një skenë e pazakontë në një apartament në Indi ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Ngjarja përfshiu dy gra dhe bashkëshortin e ndarë të njërës prej tyre. Sipas policisë, çifti ndodhet në një proces gjyqësor dhe jeton i ndarë. Ata kishin një seancë gjyqësore të planifikuar të premten, më 7 gusht, por burri nuk u paraqit në gjykatë. E irrituar nga mungesa e tij, gruaja shkoi në një apartament për ta gjetur. Aty e gjeti bashkë me një tjetër grua, çka shkaktoi një debat mes dy grave. Situata u përshkallëzua shpejt në një përleshje fizike. Zhurma tërhoqi edhe banorë të tjerë të zonës, të cilët u mblodhën jashtë apartamentit. Pas përleshjes, të dyja palët iu drejtuan policisë....
Burimi:
vizionplus.tv