Fund tragjik i 9-vjeçares në New York, babai e vrau për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas së tij dhe i fshehu trupin
Luciano Frattolin, një biznesmen kanadez, është shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Melina, në një zonë malore në verilindje të Nju Jorkut. Sipas akuzës, Frattolin e mbyti vajzën gjatë një udhëtimi në korrik të vitit 2025 dhe më pas e fshehu trupin e saj nën një gur. Për të kamufluar krimin, ai pretendoi se vajza ishte rrëmbyer, duke shkaktuar një operacion të madh kërkimi dhe aktivizimin e një Amber Alert. Prokuroria argumentoi se krimi ishte kryer për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kali Galanis, e cila kishte kujdestarinë e plotë të Melinës. Në gjykatë, nëna e 9-vjeçares dëshmoi se vajza nuk dëshironte të udhëtonte me të atin dhe kishte shprehur shqetësim për udhëtimin jashtë vendit. Fillimisht, babai kishte planifikuar një udhëtim...
Burimi:
vizionplus.tv